AKTUALITET, 22 October 2026, 11:17

VIDEO/ Me mikrofon të shkulur në dorë, Këlliçi e Noka drejtojnë kaosin në Kuvend, s’lëvizin nga foltorja. Berisha duartroket nga vendi

VIDEO/ Me mikrofon të shkulur në dorë, Këlliçi e Noka

Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në foltoren e Kuvendit që po mbahet e bllokuar nga opozita. 

Ata e godasin vazhdimisht duke bërë thirrje të ndryshme, ndërsa në dorën e Këlliçit shihet edhe një prej mikrofonëve të shkulur.

Opozita dëgjohet duke brohoritur 'Dorëheqje' ndërsa i bien tavolinës me duar.

Që në nisje të seancës Berisha u pa duke i dhënë udhëzime të tijëve, për bllokimin e foltores, veçanërisht Flamur Nokës dhe Gent Strazimirit.