TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në Miloçer të Budvës, Mali i Zi do të mbahet samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Kjo e fundit do të zhvillojë takime me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit.
Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sipas axhendës, mbërritja zyrtare e liderëve dhe deklaratat për mediat janë planifikuar të fillojnë në orën 09:30, ndërsa samiti pritet të fillojë në orën 10:20.
Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e afrimit të tyre me Bashkimin Evropian.
Axhenda
09:30–10:15 - Mbërritja e krerëve të delegacioneve dhe deklaratat për media
10:20–10:30 - Seanca hapëse
13:00–13:20 - Konferencë për shtyp
13:30 - Fotografia familjare