TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari Erik Lloshi ditën e sotme feston momentin më të bukur në jetë, kurorëzimin e dashurisë me vajzën që i ka vjedhur zemrën, Rominën.
Pak kohë parë Erik Lloshi tha se gjatë momenteve kur ai këndonte nëpër dasma të ndryshme, nuset kishin flirtuar me të, madje i kishin dërguar dhe letra.
Por, ditën e sotme Erik Lloshi është vetë protagonist dhe nusja e tij nuk ja ndan sytë!
Në një dasmë tradicionale, të realizuar në një nga resortet në periferi të Tiranës, Erik Lloshi i ka dhënë fund beqarisë me vajzën me origjinë serbo-kroate.
Nusja e veshur elegante, me një fustan stil sirenë dhe Eriku elegant me kostumin tradicional të zi, duke bukur bashkë.
Me mikrofon në dorë duke i kënduar nuses, e cila duket mjaft lozonjare përkrah tij, çifti duket se e kanë shijuar në maksimum ditën e tyre më të bukur.
Në një video të ndarë në rrjet, duket Eriku bashkë me familjarët e tij që shkojnë krushq tek dasma e nuses. Me këngën e krushqve në sfond Eriku takon njerëzit e rreshtuar në lokal.