TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari Erik Lloshi ka vendosur t’i japë fund beqarisë pas një lidhjeje të gjatë me bjonden serbo-kroate.
Shtatë vite të lidhur Eriku dhe e fejuara e tij martohen në një ceremoni të madhe, organizuar në një nga restorantet në Tiranë, ku e ftuar speciale do të jetë Aurela Gaçe.
Blitz.al bën me dije se Eriku dhe Romina kanë zgjedhur datën 17 gusht për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Me sa duket këngëtari e ka mbajtur të fshehtë faktin që do të martohet dhe e mësuam pak para se t’i japë fund beqarisë.
Vite më parë, Erik Lloshi ka qenë i lidhur me modelen seksi shqiptare, Jola Pogri, të cilës i dedikonte baladat e tij.
Por, romanca e zjarrtë u shkëput në mënyrë të befasishme dhe këngëtari nuk zgjati shumë për t’u lidhur me Rominën, vajzën serbo-kroate.
(Erik Lloshi dhe Jola Pogori)
