LIFESTYLE, 17 Gusht 2019, 10:02

FOTO/ Blen taka me çmim marramendës, fansat i kthehen këngëtares: Njerëzit janë të uritur


Ka qenë e komentuar gjatë gjithë karrierës së saj dhe shpeshherë ka qenë pjesë e skandaleve.

Edhe pse prej kohësh Britney Spears kishte rënë në qetësi, së fundmi ajo ka shkaktuar shumë kritika me postimin e fundit në Instagram.

Këngëtarja postoi një foto të takave të saj Louboutin duke treguar se ato kanë kushtuar 6000 dollarë, por ajo nuk i ka veshur kurrë.

“Katër vjet më parë bleva këpucët e mia të para Christian Louboutin që ishin 6.000 dollarë. P.S. Unë kurrë nuk i kam veshur ato”, shkruan Britney.

Mirëpo fansat e kanë kritikuar menjëherë këngëtaren duke i komentuar se njerëzit janë pa ushqim ndërsa ajo bën blerje të shtrenjta.

“Mi dërgoni mua, në mënyrë që t’i shes dhe t’i paguaj vaktet e një viti për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”, shkruan një fans.

“Po reklamoni mendjelehtësinë tuaj. Ndërkohë, kemi njerëz që nuk mund të përballojnë ushqimin e tyre të radhës.

Në vend që të shpenzoni ato para për marrëzi, dhuroni”, shkruan një tjetër teksa komente të tilla janë të shumta në postimin e këngëtares.