TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se pas ndarjes me Kejsin, reperit Arkimed Lushaj nuk po i ndahen fatkeqësitë. Teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë në një aksident që ka sjellë pasoja tek një kalimtare.
Burime nga Reporter.net bëjnë me dije se Stresi ka përplasur kalimtaren duke i shkaktuar disa dëmtime në trup.
Menjëherë pas ngjarjes në vend është paraqitur policia e cila shihet të ketë ‘rrethuar’ Stresin.
Vetëm pak kohë më parë Stresi u lirua nga burgu, ku po vuante dënimin prej gjashtë muajsh nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
