LIFESTYLE, 17 Gusht 2019, 10:50

Gjyste Vulaj merr propozim për lidhje serioze, reagimi i saj do ju shkrijë së qeshuri


Ajo është një prej femrave më të talentuara në Shqipëri. Gjyste Vulaj ka vite që performon në skenë dhe guxon të paraqitet me veshje ekstravagante.

E gjitha kjo i ka sjellë vëmendje për vite më radhë. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një propozim për lidhje serioze në Instagram, mesazh të cilin e ka bërë publik.

“Përshëndetje, si jeni? A jeni mirë? A jeni për lidhje serioze?”, i kishte shkruajtur një djalë.

Siç të gjithë e dinë, Gjyste është e martuar prej 26 vitesh me Sokolin, me të cilin gëzon dy fëmijë. Këtë fakt ia bëri të ditur edhe djalit që i propozoi në Instagram.