AKTUALITET, 11 Janar 2018, 18:40

Yll i Kombëtares mbështet Dukën, Lila: Suksese President, me ty realizuam ëndrrat e fëmijërisë!

Mbështetja për Armand Dukës si kandidat për kreun e ri të Federatës Shqiptare po vijnë nga të gjitha yjet e Kombëtares. Pas kapitenit Ansi Agolli, një tjetër emër i njohur i Kuqezinjve, Andi Lila, i uroi sukses presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Të uroj me zemër të fitosh dhe suksese. Na ke udhëhequr drejt ëndrrave tona të fëmijërisë! Suksese President!”, ishte mesazhi i mbrojtësit të njohur, që me këtë rast postoi edhe një video, në të cilët shfaqet ekipi Kombëtar dhe presidenti i FSHF-së. Në 7 shkurt janë zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ballë për ballë janë Duka dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste.