TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri i Skënderbeut dhe i Kombëtares shqiptari, Orges Shehi, njëherësh edhe lojtari me më shumë ndeshje në Shqipëri, shprehu mbështetjen e tij për Armand Dukën si kandidat për kreun e ri të Federatës Shqiptare.
“Faleminderit për atë që ke bërë dhe do të bësh në të ardhmen për futbollin President! Të uroj fitore, suksese!”, shkruan Shehi, i cili ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto me Dukën.
Në 7 shkurt janë zgjedhjet e reja për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ballë për ballë janë Duka dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste.
/TPZ.AL/