SPORT, 19 Mars 2018, 10:27

VIDEO/ Interi me “5 yje”, Ikardi shkatërron Sampdorian

VIDEO/ Interi me “5 yje”, Ikardi shkatërron Sampdorian

Interi ka shkatërruar në “Marasi”, Sampdorian me rezultatin e thellë 0-5,ku goli i Perisiç në minutën e 26 hapi serinë e golave, ndërkohë që Ikardi ka dyfishuar në minutën e 30 me anë të një penalltie.

Ka qenë sërish kapiteni Ikardi, ai që ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 31, duke gjetur kuadratin pas një goditje të topit me thembër. Kur dukej se pjesa e parë po përfundonte, Ikardi ka arritur të shënojë edhe golin e katërt dhe të tretin personal.

Në pjesën e dytë, Ikardi ka shënuar edhe golin e pestë, duke e çuar rezultatin në 0-5, ku me 4 golat e shënuar sot, ai ka arritur në kuotën e 102 golave, duke u bërë kështu ndër lojtarët më të rinj që kap këtë shifër në një moshë të re.

Skuadra e drejtuar nga Spaleti ka pasur mundësi të mira për të thelluar rezultatin, por pa arritur të shënojë më shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=T2m-6_EOMBQ