TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munchen pëson humbjen e tretë gjatë këtij sezoni në Bundesligë. Bavarezët janë mposhtur 1-2 ndaj Leipzig në transfertë. I pari shënoi Wagner për Bayern pas një krosimi të James Rogriguez.
Por, Leipzig përmbysi gjithçka, duke nisur me Keita në minutën e 37-të dhe me Werner në minutën e e 56-të.
Bayern Munchen vazhdon të kryesojë i sigurt kampionatin gjerman, me 66 pikë, 17 pikë më shumë se Schalke e vendit të dytë.
Por Leipzig në fakt, me këtë fitore ka mbajtur ende “gjallë” Bundesligën duke mos e afruar më shumë Bayernin me titullin kampion.
Skuadra e Leipzig, gjithashtu lufton për një vend në Champions, pasi gjendet në vendin e 6-të, 2 pikë larg vendit të 4-t.
Leipzig-Bayern Munchen 2-1
Shënues: Keita 37’, Werner 56’/ Wagner 12’