SPORT, 19 Mars 2018, 10:26

VIDEO / Reali dhe Girona bëjnë “festival golash”, Ronaldo shënon 4 gola

VIDEO / Reali dhe Girona bëjnë “festival golash”, Ronaldo

Sa më shumë afron fundi i sezonit, aq më “vdekjeprurës” bëhet Real Madrid. Skuadra e Zidan ka fituar “festivalin e golave” ndaj Girona, duke e mundur me shifrat 6-3 në “Santiago Bernabeu”, gjatë një dueli që me siguri ka kënaqur tifozët e pranishëm.

Protagonist absolut i ndeshjes ishte Kristiani Ronaldo, i cili shënoi 4 gola në këtë duel si dhe dha asist për golin e Lukas Vazkez, ndërsa rrjetën në këtë ndeshje e gjeti edhe Bejl, i aktivizuar si zëvendësues.

Ky sukses e afron Realin 4 pikë nga Atletiko e vendit të dytë, që u mund sot me shifrat 2-1 në fushën e Vijareal.

https://www.youtube.com/watch?v=5F2Xjt3loe4