TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi rigjen Realin e Madridit në çerekfinalet e Champions League. Për mikrofonët e “Premium Sport” ka folur zëvendëspresidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved, i cili e konsideron kështu përplasjen me spanjollët: “Do të jetë një sfidë e dyfishtë e gjitha për t’u zbuluar, do të jenë ndeshje të mëdha. Ndeshemi me një skuadër shumë të fortë. Do të jenë gara të forta, të vështira, por do të provojmë kualifikimin.
Janë dy ndeshje për të luajtur këtë radhë. Në Kardif ishte vetëm një. Duke e luajtur ndeshjen e parë në shtëpi, mund të bëjmë më mirë. Kemi Benatia dhe Pjaniç të skualifikuar dhe kjo i shton vështirësitë. Nisemi nga 0-0 dhe do të provojmë ta vëmë në vështirësi Realin.
Dibala dhe Higuain po bëjnë një sezon shumë të mirë. Jam i kënaqur me rendimentin e tyre. Dibala do të bëjë historinë me Juventusin dhe jo vetëm. Për mua do të bëjë historinë e futbollit botëror. Kohët e fundit er kam parë shumë në formë . Kjo na bën të shpresojmë se mund t’ia dalim
Psikologjikisht, Reali është ëmsuar me ndeshje të tilla, u pa edhe në finale e Kardifit. Në pjesën e dytë ishin shumë lart. Por tani që luhet me dy ndeshje kemi më shumë mundësi.
Juve po kalon një periudhë shumë të mirë, lojtarët janë në formë. Me Totenhemin vuajtëm, por u kualifikuam. Në këtë pikë të sezonit donim të shkonte kështu”, – theksoi Nedevd.