TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së paku gjashtë vetë kanë humbur jetën në disa shtete në SHBA, si rezultat i të ftohtit ekstrem.
Një burrë u vra nga një stuhi dëbore, në Çikago dhe një tjetër ngriu për vdekje në një garazh në Milwaukee.
Një 82 vjeçar vdiq nga hipotermia jashtë shtëpisë së tij në Pekin, Illinois.
Temperaturat ranë në -30C në Çikago dhe -37C në Dakotën e Veriut.
Moti i ftohtë do të prekë më shumë se 250 milionë amerikanë, dhe 90 milion do të përjetojnë temeperatura nën -17C ose më poshtë.
Shërbimi Nacional i Motit (NWS) paralajmëron se vetëm duke ndenjur 10 minuta në këtë të ftohtë ekstrem mund të jetë e rrezikshme për qytetarët.
Pritet që së paku 20 milionë njerëz të përjetojnë temperatura deri në -28 ° C ose më të ulëta deri në fund të javës.
Qindra shkolla, kolegje dhe universitete, janë mbyllur në shtetet e prekura. /TPZ.AL/