TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e partive politike shqiptare në malin e Zi, të cilat arritën marrëveshjen për formimin e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 Marsit në Komunën e Tuzit.
Ja postimi i Metës:
"E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.
Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike".
Vendimi vjen fill pas vizitës së Presidentit Meta në Mal të Zi ku takoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe u bëri thirrje të bashkoheshin për të fituar komunën e Tuzit.