AKTUALITET, 30 Janar 2019, 20:17

"Përgjimet" / Braimllari: "Zëri i Amerikës" provoi lidhjet e kryebanditit Edi Rama me krimin e organizuar

"Përgjimet" / Braimllari: "Zëri i Amerikës"

Deputeti i LSI-së, njëherësh edhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force, Endrit Braimllari, përmes një statusi në Facebook, reagoi në lidhje me përgjimet e publikuara nga "Zëri i Amerikës", për lidhjet e politikës me krimin e organizuar gjatë fushatave të fundit elektorale.

Statusi i Braimillarit

"Lidhja e Edi Rames me krimin e organizuar, perfshirja ne fushat zgjedhore dhe ne te gjithe administraten publike eshte e verifikuar me fakte konkrete. Deformimi i vullnetit te qytetareve nepermjet presionit apo parave te droges eshte skema kriminale qe e mban Edi Ramen ne pushtet.

Kemi te bejme me nje kryeminister ilegjitim i dale nga nje proces zgjedhor i deformuar dhe kjo skeme qe eshte bere publike nga Zeri i Amerikes nepermjet pergjimeve zyrtare te Prokurorise eshte skema qe Edi Rama ka aplikuar ne te gjithe vendin per te deformuar vullnetin e qytetareve.

Doli e qarte perpara çdo qytetari qe Zeri i Amerikes i çorri masken ketij kryebanditi i cili shkaterroi zgjedhjet dhe mban peng vendin nepermjet grupeve kriminale.