TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Romelu Lukaku është një nga golashënuesit më të mirë në Europë. Sezonin e shkuar udhëhoqi Interin në suksesin në Serie A dhe sot do të sfidojë Portugalinë me Belgjikën e tij.
Në konferencë për mediat para kësaj ndeshje Lukaku ka një vërejtje për të gjithë. Ai shprehet se është i nivelit të më të mirëve në sulm dhe nuk po kalon thjesht një moment të mirë.
“Kur njerëzit flasin për Lewandowski, Benzema, Suarez, Kane, thonë se janë lojtarë të klasit botëror. Për mua gjithmonë thonë se po kaloj një formë të mirë. Unë i përkas atij grupi.
Në dy vitet e fundit unë kam treguar se nuk është thjesht formë e mirë që po kaloj. Kam bërë një progres të madh, e di mirë këtë”, tha ndër të tjera ylli i Belgjikës.