TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa protestuesit vijojnë protestën para parlamentit, Sali Berisha dhe grupi i PD hynë nga ana e siguruar me gardh metalik. Megjithatë, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.
“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.
Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.
Një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës.