AKTUALITET, 23 July 2026, 09:52

Tensionet/ Policia gaz lotsjellës dhe ujë me piper drejt protestuesve, qytetarët probleme me frymëmarrjen, një burrë ndihet keq

Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të protestuesve.

Si pasojë e ndërhyrjes, disa qytetarë kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, ndërsa një burrë është ndier keq dhe ka pasur nevojë për ndihmë.

Ndërkohë, dy autobote me ujë janë angazhuar në zonë dhe kanë hedhur ujë në drejtim të qytetarëve, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Protesta po zhvillohet para godinës së Kuvendit, ku qytetarët vijojnë thirrjet kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë kanë blinduar zonën.