TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka bllokuar totalisht rrugën pranë Parlamentit, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen përpara institucionit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama si dhe të gjithë klasës politike.
Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve në segmentin që të çon drejt godinës së parlamentit.
Brenda këtij perimetri nuk do të lejohen të hyjnë qytetarë dhe as përfaqësues të mediave. Për të kufizuar aksesin, janë vendosur gardhe në thuajse të gjitha hyrjet që të çojnë drejt Parlamentit.
Bllokime ka në segmentin e Rrugës së Elbasanit, nga ku pritet të kalojë një pjesë e deputetëve me automjete drejt Kuvendit, si edhe në hyrjen e pedonales pranë Ministrisë së Brendshme.