AKTUALITET, 23 July 2026, 09:13

Tensionohet situata/ Tubimi te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik. Hedhin vezë e domate në drejtim të policisë

Kanë nisur tensionet e para në protestën që po mbahet përpara Parlamentit.

Protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur në anën pranë qendrës tregtare Toptani të vendosur nga policia dhe janë afruar pranë institucionit.

Ndërkohë që protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të forcave të rendit e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policinë.

Pranë ndodhen edhe autobotet në ujë, në gatishmëri për neutralizimin e situatës.

Policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. Edhe nën anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik.