AKTUALITET, 23 July 2026, 09:23

Tensionet/ Protestuesit qëllojnë me vezë, domate e bidonë në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë

Një efektiv është lënduar nga sulmet e protestuesve para parlamentit, i cili është marrë me urgjencë nga autoambulanca. 

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë!

Nuk është e qartë se çfarë e ka goditur policin, pasi protestuesit deri më tani kanë përdorur vezë, bidonë e domate.

Protestuesit kanë hequr gardhin metalik para parlamentit për të përçarë kordonin e sigurisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen e tyre të parë me policinë.

Më pas kanë vijuar të hedhin vezë, domate e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policinë.

Pranë ndodhen edhe autobotet në ujë, në gatishmëri për neutralizimin e situatës.