AKTUALITET, 22 July 2026, 19:29

Emri/ Konflikt mes fqinjëve në Tropojë, dhunohet 60-vjeçari, dërgohet me urgjencë te Trauma

5bf681466489480091f3c4ecc8aa8180.jpg

Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve të marra është transportuar për mjekim në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

I lënduari është identifikuar si Man Nezaj, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor për plagët e shkaktuara.

Sipas familjarëve të tij, përplasjet mes palëve kanë qenë të përsëritura, ndërsa situata dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për konfliktin.