AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 16:21

Plagoset me thikë i riu në Shkodër, në kërkim autori (Emrat)

Plagoset me thikë i riu në Shkodër, në kërkim autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur "Shkolla pyjore", ndërsa ende nuk dihen motivet.

Mësohet se i plagosuri është Niko Podja 20 vjeç dhe autori i dyshuar Aus Zef Pali. Policia është vënë në ndjekje të autorit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.