AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 16:09

“Harroni ngjyrat”, Basha kërkon bashkim kundër Rilindjes

“Harroni ngjyrat”, Basha kërkon bashkim kundër Rilindjes

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar sot bashkimin e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë kundër Rilindjes.

Kreu i PD iu ka bërë thirrje qytetarëve të harrojnë ngjyrat dhe të ngrihen kundër maxhorancës që sipas tij po vjedh shqiptarët. Madje Basha kërkoi ‘ta kthejmë buxhetin e 2019, në epitafin dhe gurin e varrit për Rilindjen’.

“Ju kërkoj t’i harroni ngjyrat. Mos i shikoni ngjyrat. Sigurisht që vij si kreu i PD por nuk është një betejesë vetëm e së djathtës por e këtij populli kundër një grushti shushunjash që kërkon ta vjedhë.

Le të bashkohemi të gjithë së bashku. Le ta kthejmë këtë buxhet në epitafin e merituar dhe gurin e varrit për organizatën kriminale të Rilindjes. Shikoni fëmijët tuaj në sy, nëse jeni të drobitur e të lodhur, shikoni në sytë e fëmijëve tuaj. Luftoni për ta, luftoni për të ardhmen e tyre. Ata nuk dorëzohen dhe opozitën do ta keni në krah hap pas hapi”, deklaroi kreu i PD.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama iu bënte thirrje para zgjedhjeve dhe demokratëve të votonin Partinë Socialiste për të bërë punën, madje duke huazuar dhe simbolin e dy gishtave të demokratëve, që ishte numri i PS në fletën e votimit.