TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dëshira për sport nuk mund të vritet nga asnjë virus e nuk mund të limitohet nga asnjë urdhër qeverie, pavarësisht se të detyron të qendrosh në shtëpi në mungesë të emergjencave apo nevojës, për të luftuar koronavirus. E shpjegon, madje e dëshmon, Francesco Draghi, një 50 vjecar nga Novafeltria (Rimini) që ka vrapuar një gjysëm-maratonë në tarracën e shtëpisë. Draghi ka bërë 840 xhiro për të arritur 21 km: gjithcka e dëshmuar nga një video, në linjë me të gjithë direktivat për koronavirus.
Në video, ku tregohet qartë se Francesco ka edhe suportin e familjes. 50 vjecari në fund merr edhe një medalje për arritjen, që e ka pritur me humor: “Tani njoh cdo pllakë me saktësi, di edhe ato që kanë nevojë për rregullim!”.
https://youtu.be/4jXAC0eWv68