AKTUALITET, 6 Prill 2021, 23:33

VIDEO- Gjoba mbi 110 mln euro/ Si e parashikoi Mark Marku humbjen e gjyqit në arbitrazh para gjashtë vitesh

VIDEO- Gjoba mbi 110 mln euro/ Si e parashikoi Mark Marku humbjen e gjyqit

Rreth gjashtë vjet pasi qeveria shqiptare mbylli televizionin e biznesmenit italian, Francesco Becchetti, atëherë pedagogu Mark Marku deklaronte se Shqipëria do të humbiste në arbitrazh.

Marku thoshte në vitin 2015 në emisionin “Opinion”, se kryeministri Rama e kishte sulmuar publikisht biznesmenin dhe se kjo do të ishte arsyeja se pse vendi ynë do ta pësonte në arbitrazhin ndërkombëtar.

Pak ditë më parë, Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me biznesmenin italian, duke u detyruar të paguajë një gjobë prej 110 mln eurosh, e cila pritet të rritet për shkak të kamatvonesave, shumë e cila deri më tani ka arritur deri në 119 mln euro.