AKTUALITET, 6 Prill 2021, 21:56

“LSI mbështet fermerin”, Braimllari: Angazhohemi të rrisim cilësinë e produktit vendas, 200 mln euro në vit për bujqësinë

“LSI mbështet fermerin”, Braimllari: Angazhohemi të rrisim
Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari, ka zhvilluar një takim me fermerët dhe banorët në fshatin Dvoran të Korçës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braimllari deklaron se LSI-ja do të mbështesë fermerin vendas. Mes të tjerash Braimllari tha se LSI angazhohet për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit. MESAZHI I BRAIMLLARIT Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë LSI do të mbështesë fermerin vendas. ?Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit. ?Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA. ?Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. ?Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese. Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitete agropërpunuese. #voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj

Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë LSI do të mbeshtesë fermerin...

Posted by Endrit Braimllari on Tuesday, April 6, 2021