AKTUALITET, 6 Prill 2021, 21:23

“Tërmet në Vlorë”/ Kandidatja e LSI reagon pas deklaratave të Ramës: Asnjë gjuhë sipas kodeve të mafies nuk i tremb vlonjatët

“Tërmet në Vlorë”/ Kandidatja e LSI reagon pas

Duke komentuar bisedën telefonike të kryeministrit Edi Rama për Damian Gjiknurin nëse do të shkaktonte “tërmet” me votat në Vlorë, kandidatja e LSI-së në këtë qark, Anxhela Shenaj, thekson se dëshpërimi nga humbja e zgjedhjeve, po e shtyn mazhorancën nga marrëzia në marrëzi.

Shenaj, e cila është edhe zëdhënëse e grupit të kandidateve të kësaj partie, thekson se asnjë gjuhë mafioze nuk i tremb vlonjatët.

Reagimi:

“Frika dhe dëshpërimi prej humbjes, po e shtyn tufën e kriminelëve të pushtetit të identifikuar me vjedhësin e votava Damian Gjiknuri nga marrëzia në marrëzi.

Me një gjuhë rrugësh dhe fyese e poshtëruese për qytetarët vlonjatë, Edi Rama dhe Gjiknuri nën thirrjet “termet-termet” kujtojnë refrenin e vjedhjes së votave në Dibër, me shpresë se mund t’u japë zemër bandave të pushtetit!

Mirëpo harrojnë këta të mjerë se asnjë gjuhë e koduar sipas kodeve të komunikimit të mafies, nuk mund t’i trembë vlonjatët të vendosur ta shporrin ramëzinë dhe gjithë tufën e tij!

Jo “tërmet – tërmet”, por “qamet – qamet” do të jetë 25 prilli për rilindasit e krimit, të cilët nuk do të gjejnë vend ku të futen prej zemërimit dhe ndëshkimit popullor.