AKTUALITET, 6 Prill 2021, 21:00

Dy medalje në Europian, Briken Calja nuk zhgënjen, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje

Dy medalje në Europian, Briken Calja nuk zhgënjen, bronz në

Briken Calja e mbylli Europianin e Peshëngritjes me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në europian. Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt, 10 gramë më shumë në peshën trupore e nxorri nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhurojë në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.