AKTUALITET, 6 Prill 2021, 20:54

Lefter Maliqi: Uragani “Popull” po vjen… Rilindja në kërkim të vrimave

Lefter Maliqi: Uragani “Popull” po vjen… Rilindja në
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se Opozita është e gjitha e bashkuar për të sjelle ndryshimin e madh më 25 Prill. “Uragani “Popull” po vjen… Rilindja në kërkim të vrimave! Jemi të gjithë të bashkuar për të sjellë ndryshimin e madh më 25 Prill! Berati më i motivuar se kurrë për t’i dhënë mijëra shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare. Lodhja kaq e gjatë nga qeveria e korruptuar, i është kthyer në forcë për ta ndëshkuar keqazi më 25 Prill. 3 mandate për LSI-në, fitore plebishitare për Opozitën e Bashkuar”, shprehet Lefter Maliqi.

Uragani Popull po vjen... Rilindja ne kerkim te vrimave! Jemi te gjithe te bashkuar per te sjelle ndryshimin e madh me...

Posted by Lefter Maliqi on Tuesday, April 6, 2021