AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 13:47

VIDEO/Gjimnazistët e Tiranës vërshojnë me bilbila drejt studentëve tek Kryeministria

VIDEO/Gjimnazistët e Tiranës vërshojnë me bilbila drejt

Gjimnazistët e Tiranës kanë vërshuar me parulla dhe me vërshëllima bilbilash në këto momente drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me studentët.

Protesta e mijëra të rinjve vazhdon ndërkohë në dy sheshe: para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë nën sloaganin: 8 kërkesa, 2 sheshe, 1 kauzë. Po ashtu, protestohet në të gjitha universitetet e vendit.

Kryeministria njoftoi se kreu i qeverisë është gati të dialogojë me studentët para se të ndërmarrë hapa për të vepruar në plotësimin e kërkesave.

[video width="640" height="370" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/TIRANA.mp4"][/video]