AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 13:02

Rama përgënjeshtron: Nuk i shkarkova anëtarët e bordit në universitete

Rama përgënjeshtron: Nuk i shkarkova anëtarët e bordit

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në të gjitha mediat, se janë shkarkuar përfaqësuesit e qeverisë në bordet e universiteteve. Në një njoftim që sapo nga mbërritur nga zyra për shtyp e qeverisë thuhet:

“Kryeministri sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”.

protesta live