AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 13:38

Dështojnë përpjekjet e Ramës për "dialog", studentët sërish në protesta masive

Bojkotimi i mësimit vazhdon. Studentët janë në ditën e tetë të protestës. Ata dhe qytetarë që mbështesin protestën e tyre janë mbledhur në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit.

Pirutetat e vazhdueshme të Edi Ramës për ti ulur në dialog nuk kanë funksionuar. As debati i sajuar me FRESH-istë dje në Top Channel nuk e nxorri Ramën nga kjo situatë. Turma e studentëve sot, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është treguesi më i qartë se studentët nuk janë ndjerë dje të përfaqësuar, sikurse njoftuan para emisionit, dhe nuk tërhiqen pa iu plotësuar 8 kërkesat .

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në Tiranë. Në Elbasan, pasi bojkotuan mësimin, studentët bllokuan për mbi një orë autostradën që lidh këtë qytet me Tiranën.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2365786753434674/

Në Gjirokastër studentët bëjnë thirrje që qytetarët t’u bashkohen.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/12/AI.mp4"][/video]

Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.