AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 13:08

Studentët: Duam plotësimin e kërkesave, jo shkarkim të ministres, janë të gjithë njësoj

Studentët: Duam plotësimin e kërkesave, jo shkarkim të

Protesta e studentëve vazhdon edhe më masive ditën e sotme e ndarë në Kryeministri dhe përballë Ministrisë së Arsimit. Studentët vazhdojnë të kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre, pa dialog me kryeministrin.

“Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh një nga studentët.

Ndërsa një tjetër student besimhumbur nga politika është shprehur se është vetëm një firmë, nuk ka nevojë për dialog.

“Politika ka 28 vjet që na ka sjellë në këtë derexhe. Kur padrejtësitë bëhen ligj, rezistenca bëhet detyrë.

Nuk ka konsensus, plotësoni kërkesat tona. S’ka dialog, s’ka negociata. Është vetëm një firmë. Mjafton të plotësohen 8 kërkesat, është shumë e thjeshtë”, u shpreh ai.