TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Redi Muçi petagogu i Lëvizjes për Universitetin, që proteston prej 8 ditësh në shesh është njoftuar se emri i tij është mes të proceduarve për protestën e mbrëmshme. Ai ka reaguar kështu në Facebook. “Në media po lexoj se mes studentësh të tjerë po më bëjnë nderin të më procedojnë penalisht edhe mua. Kolegët e mi në Turqi po kalben birucave të Erdoganit, ndërsa diktatoruci tonë po kujton se na trembi. Mezi pres për fletëthirrjen e prokurorisë që ta ruaj në sirtar për t’ia treguar nipërve të mi, si dokument nga koha e studentëve të Dhjetorit 2018. Koha kur për arsimin, e mbarë shoqërinë, agoi një ditë e re”.