AKTUALITET, 14 Janar 2018, 16:33

VIDEO-FOTO/ Provokon prifti i Fierit: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte ...

Kujt besimi fetar i përkiste Gjergj Kastrioti-Skënderbeu?

Në kuadër të vitit kushtuar Heroit tonë Kombëtar Mitropolia e Apolonisë dhe Fierit ka zhvilluar një shërbesë përkujtimore për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Katedralen e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit.

Gjatë kësaj shërbese kishtare të drejtuar nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, At Dhimitri ka renditur disa fakte dhe prova që sipas tij vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ortodoks.

Në këtë shërbesë Mitropoliti, Hirësia e tij, Nikolla mbështeti versionin e dhënë nga at Dhimitri për besimin fetar të Heroit tonë Kombëtar, ndërsa shtoi se ai luftoi deri në fund të jetës së tij jo vetëm për mbrotjen e trojeve shqiptare, por edhe të mbarë krishtërimit.

Në shërbesën e mbajtur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, në Kishën Shën Gjergji, që mban emrin e tij, Skënderbeu është lartësuar si një figurë madhështore.

Image

© SYRI.net