AKTUALITET, 14 Janar 2018, 15:12

E përplas me makinë dhe përndjek qëllimisht vajzën

E përplas me makinë dhe përndjek qëllimisht vajzën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.S., akuzohet se ka përplasur qëllimisht mjetin e shtetases me inicialet Z.K., dhe më pas e ndoqi.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia i ka gjetur 45-vjeçarit edhe një automatik dhe 56 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Njoftimi i Komisariatit Elbasan

Më datë 13.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, me mjetin tip “Benz” i ka dëmtuar qëllimisht mjetin tip “Ford” dhe ka përndjekur, shtetasen Z.K, vjeç 27, banuese në Elbasan. Nga kontrolli në banesë ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 121/a/2, 150 dhe 278/2/3 të Kodit Penal.