TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama dhe Tom Doshi e kanë zgjidhur me kohë mosmarrëveshjen që u krijua pas skenarit të pretenduar për vrasjen e deputetit të Shkodrës nga Ilir Meta.
Në atë kohë, Tom Doshi u largua me mllef jo thjesht nga mazhoranca por edhe nga miqësia me Edi Ramën.
Pavarësisht se të dy u pajtuan shpejt, kryeministri nuk doli asnjëherë publikisht përkrah Doshit. Për 4 vjet ai ishte në koalicion me Ilir Metën dhe miqësia e hapur me Doshin do të mërziste Ilir Metën. Tani që presidentit nuk ia ka nevojën, Rama është çliruar edhe nga kujdesi për t’u takuar me Tom Doshin.
Panorama e ka fotografuar deputetin duke dalë nga kryeministria, ku sigurisht Tom Doshi do të jetë takuar me Edi Ramën.