AKTUALITET, 14 Janar 2018, 13:20

Prishja e marrëdhënieve me grekët,Rama: Ka lloj lloj karnakarësh tek kjo firma “Ç.Ç” që thonë …

Prishja e marrëdhënieve me grekët,Rama: Ka lloj lloj

Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston 26 vjetorin e themelimit ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha falënderoi të rinjtë e FRESSH për mbështetjen që i dhanë PS për të fituar betejën e 25 qershorit. Po ashtu kryeministri foli për sfidën që kjo qeveri ka përpara.

“Festojmë ditëlindjen e FESSH në një vit ku ne kemi të vetëm timonin, dhe kjo rini i ka besuar të vetmes parti të përgjegjshme Partisë Socialiste drejtimin e vetëm.

Kjo është përgjegjësi, jo dhuratë apo trofe për ne progresistët. Është një sfidë me veveten përballë atyre të gjitha influencave të së keqes në politikë që ne i ndeshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë, një sfidë përgjegjësie për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur dhe mundësinë historike për t’u ulur në tryezën e BE dhe të bëhet anëtar i familjes së bashkuar europiane,” tha Rama.

“Kjo është një sfidë me vetveten, sfidë përballë influencave përballë së keqes. Është një sfidë përgjegjësie për ti dhënë vendit jo vetëm drejtimin e duhur por edhe mundësinë historike që të ulet në tavolinën e integrimit në BE si dhe anëtarësimin e saj. Mos harroni që ka së shpejti një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ti japim drejtimin e duhur. 1411 halle të njerëzve me administratën, çka do të thotë se përtej planeve të mëdha për Shqipërinë, çdo hall i një njeriu të zakonshëm duhet të jetë një hall i madh”, tha Rama.

“Ne nuk do të mbyllim sqepin si ata që qeverisnin para nesh”, tha Rama për mardhëniet me fqinjët dhe dialogun me ta.

Ka lloj lloj karnakarësh të politikës së mblerdhur tek ajo firma e “Ç Ç” Cadra e Cizmeve që thonë se në jemi shkaktarët për prishjen e mardhënieve me grekët. Fakti që ne negociojmë dhe ne kemi gjetur haposiura të reja,” deklaroi Rama.