AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 23:21

VIDEO/ Fevziu sherr me Ballën LIVE: Gënjen! Gënjen! Gënjen! (futen reklamat)

VIDEO/ Fevziu sherr me Ballën LIVE: Gënjen! Gënjen! Gënjen!

Janë ndezur tonet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku ishte i ftuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Duke folur për protestën e 16 shkurtit, deputeti socialist kujtoi edhe atë të 21 janarit. Balla tha se “në atë protestë u vranë 4 vetë” ndërsa Fevziut  i kujtoi deklaratat e bëra në studion e tij dhe iu drejtua me fjalët “e di sa i drejtë ka qenë ai emision që keni bërë dhe pamjet që keni transmetuar”.

Kaq ka mjaftuar që Fevziu të reagojë ashpër: “Gënjen! Gënjen! Gënjen! Në atë emision nuk janë transmetuar pamje”. Fevziu ka kërkuar të futen reklamat ndërsa u duk që debati me Ballën vijonte. Pas reklamave Fevziu tha se ishte i gatshëm ta transmetonte të plotë emisionin e bërë për 21 janarin, për të cilin kishte pasur reagime kur e kishte ritransmetuar në 2016-ën.

Moderatori Fevziu e ka detyruar Ballën të shohë një pjesë të emisionit Live.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/vid.mp4"][/video]