TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe miku i shqiptarëve, William Walker, ka një këshillë për Kosovën. Sipas tij, shteti më i ri i Evropës duhet që t’i dalë zot vetes.
"Kosova duhet të bëj sa më shumë që t’i dalë zot vetës dhe të tregojë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta tërheqë zvarrë – kjo do të jetë më mirë. Bashkësia ndërkombëtare shpesh disa veprime i bën për nevoja të veta, jo për nevoja të Kosovës.
Bota e jashtme Kosovën dhe Serbinë i sheh në mënyrë shumë të ndryshme. Baraspeshë nuk ka. Madje ata i frikësohen idesë së Shqipërisë së Madhe, thuajse kjo do të ndodh menjëherë si të njihet Kosova nga Serbia”, tha Walker në një intervistë në Klan Kosova.