AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 21:27

Ja shprehja e Lincoln që Basha përdori për t’iu përgjigjur Ambasadës së SHBA-ve

Ja shprehja e Lincoln që Basha përdori për t’iu

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë së PD, lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë,  për lënien e mandateve nga deputetët e opozitës.

Zoti Basha ka cituar një shprehje të ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln. Një mënyrë elegante kjo reagimi ndaj deklaratës të ambasadës amerikane.

"Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë për SHBA-të, veçoj Presidentin Lincoln", tha Basha, i cili citoi në kontekstin shqiptar, një prej shprehjeve të tij më të famshme:

That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall know a new birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

“Shpresoj që kjo sakrificë, nuk do të shkojë kot. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë, dhe demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit, nuk do të zhduket nga faqja e dheut.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Amerikën”, mbylli prononcimin e tij z. Basha.