TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ish deputetes Mesila Doda.
Sekretarja e Përgjitshme e PDIU-së, shprehet se, “Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje”.
Reagimi i plotë i znj.Doda:
Diçka e madhe ka ndodhur këto ditë ne Shqipëri. Është prishur statuquo-ja e stanjacionit. Është një vend që lëviz, një lëvizje politike që mbeshtetet nga njerëzit e që sjell frymëzimin se në këtë vend ka ende shpresë. Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje... gjithsesi ky është problemi i tyre. Problemi jonë është të mos e lemë këtë vend që të shndërrohet në një laborator njerëzor si Siria. Të gjithë bashkë pa asnjë mëdyshje për të larguar hajdutin psikik me emrin Edi Rama nga ai vend dhe ta çojmë përpara drejtësisë.