TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e famshme Soni Malaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Mirage”, prej nga ku ka rrëfyer disa detaje mbi jetën e saj private dhe të vajzës së saj Ana, ku ka thënë se rëndësi më së shumti për të ka shkollimi i së bijës.
Në një moment, këngëtarja u pyet nëse ka plane për martesë, duke u shprehur se nuk e ka vendosur akoma. “Më beso që nuk e di.
Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasmë?
Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët”, tha ajo. Sipas këngëtares vlerë në një marrëdhënie ka mirëkuptimi, respekti, dhe mbështetja. “Po fustanin e bardhë, do e veshësh sërish?”- është pyetur Soni.
“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment.
Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim”, tha në mbyllje të fjalës së saj Malaj. Soni është e fejuar prej 3 vitesh me partnerin e saj, Klevin.