SPORT, 10 Prill 2021, 18:00

VIDEO/ Eurogol i Veselit: Kur nuk shënojnë sulmuesit, e bëjmë ne!

VIDEO/ Eurogol i Veselit: Kur nuk shënojnë sulmuesit, e

Frederic Veseli ka gjetur golin e parë sezonal me Salernitanën. Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i mjaftuan 14 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare në sfidën Entella-Salernitana, e mbyllur me rezultatin 0-3.

Topi i goditur me forcë nga 28-vjeçari dardan u ndal në trekëndësh. Skuadra nga Salerno është drejt ngjitjes në Serie A dhe Veseli javët e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit. Pas ndeshjes mbrojtësi edhe ka folur për DAZN.

https://twitter.com/GoalsHD8/status/1380883042835828738?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1380883042835828738%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-eurogol-i-frederic-veselit-kur-nuk-shenojne-sulmuesit-e-bejme-ne%2F

“Kur sulmuesin nuk shënojnë, mbrojtësit mendojnë për këtë. Edhe ne duam të shënojmë nga çdo pozicion, sulmojmë me 11-të dhe mbrojmë me 11-të.

A kam dedikim të veçantë për golin? Po, për familjen tim që më ndjek dhe të dashurën që më mbështet nga shtëpia. Sigurisht edhe për të gjithë tifozët e Salernitana”, është shprehur Veseli.