TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mauro Icardi ka nostalgji për Serinë A italiane.
E ardhmja e tij duket e shkruar tashmë me Mauriton që me shumë mundësi do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.
Gazeta më e madhe sportive në Francë. "L’Equipe", shkruan me siguri të plotë se për Icardin nuk ka më vend te kampionët e Francës.
Opsionet më të mundshme për ish-sulmuesin e Interit janë Juventusi dhe Roma në Serie A, por Parisi mund ta vendosë ta shesë edhe në Premier League sepse nëse Icardi rikthehet në Itali në harkun e 2 viteve parizienët janë të detyruar të derdhin në arkat e Interit edhe 15 milionë euro të tjera për shkak të një klauzole që ekziston në kontratën e nënshkruar mes palëve. Përfaqësuesit e Icardit kanë nisur nga puna për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit, ndërkohë që nëse transferohet te Juvja mund të kemi edhe një shkëmbim me Paulo Dybalan.