SPORT, 8 Prill 2021, 20:00

Kundërsulme “vrasëse” dhe dy sulmues “të artë”, Inter vë duart te titulli

Kundërsulme “vrasëse” dhe dy sulmues “të

Interi im nuk do të jetë më “Amala”, deklaronte Antonio Conte në ditën e tij të prezantimit si trajner i ri i zikaltërve në 2019-ën dhe dalëngadalë Interi nuk është më “i çmendur”, është më pragmatist, nuk zhbalancohet dhe kujdeset për të marrë maksimumin, ashtu si bëri ndaj Sassuolos.

Zotërimi i topit 70.3% në favor të zi-gjelbërve, 490 më pak pasime nga Interi krahasuar me ekipin e De Zerbit, megjithatë rezultati përfundimtar dëshmon që Conte ka të drejtë, madje edhe në mënyrën se si po e merr atë.

Në futbollin e parimeve ka ende lëvizje të kodifikuara, precize dhe kirurgjikale, të cilat të bëjnë të shkosh tek goli me disa hapa dhe mbi të gjitha me shpejtësinë maksimale.

Në debatin e përjetshëm dhe të lodhshëm mbi lojën e bukur dikush do të duhet të shpjegojë pse një lojë e luajtur me disa hapa dhe me një ritëm të shpejtë nuk mund të konsiderohet estetikisht e pëlqyeshme.

Përveç bluarjes së rekordeve dhe fluturimit drejt “scudettos” me dhjetë fitore radhazi dhe një duet me 36 gola në dy, mes Lautaros e Lukakut, Interi të jep përshtypjen e një skuadre të pathyeshme.

Manovra, edhe nëse nuk mbështetet nga zotërimi i vazhdueshëm i topit, është gjithsesi e bukur për t’u parë, siç është efektive dhe shumë e shpejtë. Çdo njeri ka të drejtën të kritikojë çfarë nuk i pëlqen, por vështirë që dikush mund të thotë se ky Interi nuk e meriton kampionatin.