TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Istanbulspori i jep fund “agjërimit” prej katër ndeshjesh pa fitore, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 me përmbysje ndaj Tuzlasporit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Necmi Kadioglu”.
Protagonist për klubin nga Stambolli ishte edhe fantazisti shqiptar Eduart Rroca, që shënoi golin e fitores, pas një asisti të marrë nga Kristal Abazaj, me të cilin ka qenë shok skuadre edhe te Luftëtari e Kukësi.
Thuram shënoi për Tuzlaspor në pjesën e parë, por një autogol dhe një gol i Rrocës në pjesën e dytë, bëri që rezultati të përmbysej dhe Istanbulspori të merrte tre pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa vlen të theksohet se Tuzlaspor humbi edhe një penallti.
Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Istanbulspor renditet në zonën e Play Off-it për t’u ngjitur në Superligën turke, por ka shanse që ta sigurojë edhe direkt një vend në elitë.