TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Melania Trump ka një sozi? Gruaja që i ngjan Melania është shfaqur disa herë në publik në krah të presidentit amerikan duke bërë publikun të besojë që është zonja e parë e Amerikës.
Këto janë në fakt disa teori konspirative që qarkullojnë prej disa kohësh në rrjetet sociale.
Pasi kanë analizuar disa foto dhe video disa përdorues të web mbështesin faktin që gruaja që ka shoqëruar disa herë Donlad Trump nuk është gruaja e tij 48 vjecare por sozia e saj.
Ajo që ka ngjallur diskutime këto ditë është pikërisht një video e xhiruar në 24 gusht në Columbus, Ohio.
Në të vërtetë teza e ‘sozisë’ ishte zbuluar para një viti nga Washington Post.